Mos u tutni, jam çaraveshi, hundë leshi, që kcej si pleshti,
pickoj ndër shalë, knoj n’pleh si gjeli.
Falltore jam, kallxore, prozore, fatpreme e leme!
I dishmi, gjithëdishmi, i ndrituni, i fanituni,
Zoti, i zoti, grushtforti, që t’këputi me dhambë.
Jam naleti, hileti,
Melaqja, plaqja, zgatelli, beteri, zerzeli.
Jam nata pa trajta!
Dita, e zezdita, prita, frika, dreqi me flokët e lëpime,
t’përhime, t’kthyeme përpjetë,
i pari i t’parëve, thesin me përralla,
që hi n’shtëpia natën e s’iu la me fjetë!
Jam pleqnari!
Bujari, bunari, arkatari, farkatari, euro, franku, dollari!
Këshilltari, që vij n’mesnatë, e jap këshilla
kur t’del hana, e lamë e baj te lama!
Jam hashashi, buzëtrashi, neshtrashja, trutrashja, bujashka,
iu kalli përmbrenda, përjashta!
Jam Antoni, Xhemajl Abria, Binak Alia,
me thesin plot këshilla, t’lira, për xhahila,
për topa, kmesa, breca, kosa që prejnë vojsa!
Ju rrini nëpër shtëpia,
unë vij natën si shtriga, e iu vej n’gjumë me këshilla!
Unë jam vetë Perendia!
Lutem për juve n’kisha, n’xhamia, her me plisin her me shajkaqn,
her me cingaren her me trokaqen!
Ju rrini, bani seri, deri t’ikë ai kopili, që iu dogj fitili,
e mua gati m’lidhi!
O miliet, pismilet, nalet, adalet, duroni edhe sivjet,
deri t’thahet bari,
t’cofë magari, e t’rritet djali!
Dardani, 10.06.2020