Kosovë
Ti kokëpremja
Krahthymja e Shqipnisë
Unë s’mund t’jem ma shumë se uji yt
që rrjedhë tokës sate
shtatit tim
e jetë m’i jep plis-lisit n’shkamb
ma rritë e kalavesh ma kacavjerrë mbi kokë
me ma ruejt f’tyrën t’mos skuqet
kur korren grunajat
t’mos m’shpohet ashti me m’u ngri palca
kur çmenden ernat janaresh
t’mos m’pëlcet fara mrazit
S’mund t’jem ma shumë se bari yt
lulë-tërfoja
që ushqen larukën
gjinin për fëmiun tim tamël ia mbushë
e mua gurrat me vargje
me cicërima
puthje për fluturat e bardha
për xixëllonjat që territ m’bajnë dritë
për vasha gjiplota e për gjinkalla
për trimat që prehen n’kërcyllin e gjethit
e rritën dukagjinçe
Unë s’mund t’jem ma shumë se guri yt
që ma ruen kurrizin kur vjellin rrufetë
kur kodrat ngrihen mbi bjeshkët
e kapen me qiellin fytas
për djepin tand
vargun tim
lidhun lulak n’gjuhën e nanës
Unë mund t’jem vetëm loti yt e ti bota ime
që ma ruen palcën
Kosovë
ti kokëpremja
krahthyemja e Shqipnisë.
————————————–
LEXO EDHE: SHKRIM PREKËS NGA ÇUN LAJÇI: JO NUK VDIQ…
Nji ditë kanë me thanë e kemi njoftë filanin!
Po, filanin kanë me thanë! Emnin s’kan me ia përmendë, ani se mund t’jetë emën i shkurtë!
Po i bimë trup për filanin, s’kemi për kend mu harxhua e pse me zgjatë, kanë me thanë! Ashtu-kështu, ai ishte trup shkurt! Fjalët e mëdhaja s’e lan mu rritë. E ka me i ngucë gazi tue folë për filanin me emnin e shkurtë!
Ndoshta edhe kan me përqeshë se si erdhi gabim n’teatër e bani emën!
Ishte sa i humbun po aq i gjetun e nuk dijti pse mbet n’qytet e pse s’u kthye n’katund viran filani!
Por n’rrafsh zbriti se zbriti!
Bile muer guximin me hipë edhe mbi do dërrasa e me bërtitë:
S’jam Bruti, po i biri i filanit!
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU