Po-në rregull
e pra njëfarë lloji i çmendurisë narcisoide është normale në Los Angjelos
është mendësi e këtij vendi
perceptim
yni gjeografikisht i shtrembëruar mbi veten tonë
ose diçka e tillë e HAMAMTË.
Të pyesin “si je” ndërsa mendja më thotë …ÇFARË HAMAMIN DESHI TË MË THOTË
ose
…NGA E DINTE AI SE NUK JAM MIRË ME MEND
Shih
Jam i ndërgjegjshëm se mënyra se si funksionojnë emocionet e mia
nuk është normale-e di
kjo është arsyeja pse kam pirë alkool dhe në çastet e lumtura blija
800.000 funte
kokainë si një shpërmendje zbavitëse
dhe me vite të tëra kam dëgjuar këtë apo atë psikiatër duke më thënë
se ku e kam tepruar ose ku kam reaguar ashpër
dhe se kam izoluar veten nga gjykimi i shëndoshë
ju premtoj se kam zbuluar të gjitha incidentet kryesore
dhe shumë të rëndësishme
(kishte shumë)
të fëmijërisë sime
e pra në rregull-
e kam të qartë
ama ende asgjë nuk ka ndryshuar
Le të jemi të sinqertë çdo njeri ka kartelë anëtarësie
në këtë gjendje
obsesionin e mbylljes në vetvete
nga kjo del se arsyeja e shëndoshë dallon sall nga
mendimet
te
secila
kokë
Përktheu: Fadil Bajraj