Daniela Xhani: Kthjella

daniela xhani

Poezi nga Daniela Xhani

Dua të marr vesh
nga ç’lëndë e paqëndrueshme gatuhet vetja
dhe veset, që dikur jam përpjekur t’i largoj,
tani lutem për më të mirën e tyre
në kthjellje. Errësira është subjekti
ku veç gjumi pengohet.
Vuaj sërish nga ëndrrat
dhe ndërkaq kurohem me të tjera ëndrra.
Ngado mbi komodinë; në shtrat; në bark;
në qoshe që nuk i zë qetia përkundër tjetërgjëje.
Në orën më të heshtur të mbrëmjes –
shi i butë që nuk bie. Përkulem në dritare
me intuitën e pacientit që shëtit një engjëll
duke e këshilluar të mos flasë.

ObserverKult

Lexo edhe:

DANIELA XHANI: PAS TË BËRIT DASHURI, NJË GRUA…