
Thënie nga Mahmoud Darwish, poet palestinez:
-Unë do të shkrihem brenda gjethes së manit, ku krimbi i mëndafshit të më shndërrojë në një fije të mëndafshtë, e prej aty të hyj në gjilpërën e një gruaje nga ato të legjendave, mandej të fluturoj si një shall, bashkë me erën.
-Sado të jetë mosha jote, do të bësh sjellje fëmijësh sa herë që ulesh me një person me të cilin zemra jote ndihet rehat.
-Historia tallet me viktimat dhe me heronjtë e saj, u hedh një vështrim dhe vazhdon rrugën.
-Kur përfundon dashuria e kuptoj që nuk ka qenë dashuri, sepse dashuria duhet të jetojë, jo të shndërrohet në një kujtim.
-Ka njerëz që e shohin dashurinë si jetë, e ka të tjerë që e shohin thjesht një gënjeshtër. I pari është takuar me shpirtin e tij, i dyti e ka humbur atë.
-Nëse vendos mos të t’i hedh sytë, më beso, edhe nëse ulesh mbi qerpikët e mi nuk të shoh.
-Harresa është ushtrimi i imagjinatës për të respektuar realitetin.
-Dashuria nuk është një mendim, por është një ndjenjë që nxehet e ftohet, vjen e shkon.
-Sa e bukur është rastësia, sepse nuk ka pritje në të.
-Mbase ka vdekur, sepse vdekja dashuron befas, njëlloj si unë. Ajo, po si unë, e urren pritjen.
-Dje na mungonte liria… Sot na mungon dashuria… Kam frikë se nesër do të na mungojë njerzillëku.
Përktheu: Elmaz Fida
ObserverKult
Lexo edhe:
MAHMOUD DARWISH: AJO NUK ERDHI…PËR TA HARRUAR MUNGESËN E SAJ, SHKROVA KËTË POEZI!