Kam kohë që përpiqem të shkruaj
për ty.
Nuk ia kam dalë, që nuk ia kam dalë.
Jo për atë, se t’u kthehesh kujtimeve
tregon se vitet të paskan ikur
revan, as për atë se do t’i hapem për ty
gjithë botës.
Asnjë nga të dyja.
Nuk ia kam dalë, sepse të shkruash
për ty,
është si të shkruash poezi
për poezinë.