Dashuri është ta lësh këtë botë më të mirë nga sa e gjete, poezi nga Diti Balliu

Poezi nga Diti Balliu

Dashuri është t’i falësh një buzëqeshje një të panjohuri,
po shumë më tepër t’i buzëqeshësh vetes çdo ditë,
Dashuri është të jesh i përpiktë,
po shumë më tepër të falësh atë që të bëri keq,
ama herën tjetër t’i kesh sytë 14- të,
Dashuri është të thuash të lutem, faleminderit,
t’i lirosh vendin një të moshuari,
por shumë më tepër kur vendos të punosh me veten,
Dashuri është kur di të radhitësh butësinë ankesat e tua,
por akoma më shumë është zotësi
kur merrni përgjegjësitë e vendimeve tuaja deri në fund,
Dashuri është të hapësh krahët e të pushtosh
por shumë më tepër kur e bën atë me shpirt,
Dashuri është kur e ve veten në lëvizje,
Dashuri është kur bën diçka për dikë,
por më shumë akoma kur s’ta ka kërkuar,
Dashuri është t’i japësh të gjitha,
edhe kur shpëton jetën e një milingone,
Dashuri është kur jep jetën për ëndrrat e tua
edhe kur gjithë të tjerët të kanë shitur,
por edhe më tepër kur nderon veten,
Dashuri është kur mirëkupton në vend që të gjykosh,
kur kujdesesh për gjithë ç’njeh,
por më shumë akoma kur nuk i njeh,
Dashuri është kur e fal veten,
kur i mbyll sytë e mëson të ëndërrosh sërish,
por më shumë akoma kur gjuhën
e ngjyen thellë në tru para se të flasësh,
Dashuri është të shkruash,
ta pranosh tjetrin me diversitetin e tij,
Dashuri është të hollosh verën tënde me ujë
kur ajo është e domosdoshme,
Dashuri është ta lësh këtë botë më të mirë nga sa e gjete,
O mik Dashuri është të lesh ndezur ate dritëzën që ngelet pas,
e veshur me mirësi në vendin e shpirtit,
kur ti të kesh ikur.

ObserverKult


Lexo edhe:

DY POEZI NGA ARIF MOLLIQI: DIKUSH KA FRIKË NGA DASHURIA…

Nga Arif Molliqi

NË MOTELIN BREG RRUGE

në moshën që ka sot
ai përpiqet të gjej ilaçin të mos turpërohej
mbase e ka njohur një prostitutë
që s’kishte dy-tri ditë
mund me qenë edhe një javë
e kishin sjellë në motelin breg rruge
në botën e kësaj aventure
e kishin thirr politikanin plak
t’i rikthej ëndrrat, dashurinë e lënë peng
mbase nuk kishte mundësi
të hyj në një ëndërr tjetër

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult