Antoine de Saint-Exupéry ishte shkrimtar, poet, gazetar.
ObserverKult ua sjell disa thënie të autorit:
Dashuri nuk është të shikosh njëri-tjetrin, por të shikosh së bashku në të njëjtin drejtim.
Dashuria e vërtetë fillon kur nuk pret asgjë në këmbim.
Shihet mirë veç me zemër. Gjërat e rëndësishme janë të padukshme për sytë.
Duhet duruar ndonjë larvë nëse duam të njohim fluturat.
Bëj me jetën tënde një ëndërr, e me ëndrrën një realitet.
Përsosuria është arrirë, jo kur s’ke më ç’të shtosh, por kur s’ke më ç’të heqësh.
Trishtimi i tepërt të bën të duash perëndimet.
Është koha që ke humbur pas lules sate, që e bën atë aq të rëndësishme.
Është më e vështirë të gjykosh veten se të tjerët./ ObserverKult
—————————————————-
LEXO EDHE: THËNIE NGA SANDRA BULLOCK: DEFEKTET E TUA JANË ATO QË TË BËJNË MË TË BUKUR
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sandra Bullock:
“Nuk ka racë, fe, sistem klasash, ngjyrë, apo orientim seksual që të na bëjë më të mirë se dikush tjetër. Ne të gjithë meritojmë dashuri”.
“Mjaft u shqetësove për gjërat e panjohura, sepse çdo gjë e tillë që e mendoja, nuk ndodhi asnjëherë. Gjëra të tjera ndodhën. Për të panjohurën nuk mund të bëjmë asgjë”.
“Hekurosja është rehati. Është kontroll. Unë jam një e çmendur, që i pëlqen të sigurohet se çdo gjë është në vendin e vet”
“Unë mendoj se ne nuk kalojmë mjaftueshëm kohë në heshtje, thjesht duke kuptuar se çfarë po qarkullon në mendjen tone”.
“Nuk është e nevojshme të lindësh dikë për të krijuar një familje”.
“Pse martesa është qëllimi kryesor në jetën e të gjithëve? Njerëzit martohen për arsye të gabuara. Ne duhet të fillojmë ta shohim martesën në të gjitha aspektet e saj”.
“Kam bërë paqe me faktin se gjërat që mendoja se ishin dobësi apo të meta, realisht më përkisnin mua. Tashmë ato më pëlqejnë”.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU