ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Dalai Lama:
Dashuria dhe dhembshuria nuk janë luks, por nevojë. Pa këto, njerëzimi nuk mund të mbijetojë.
Personave që i dashuroni dhurojuni krahë që të fluturojnë, rrënjë që të rikthehen dhe arsye për të qëndruar.
Një zemër e hapur është një mendje e hapur.
Nuk mund ta fitojmë paqen në botën e jashtme derisa të bëjmë paqe me vetveten.
Kur ne ndjejmë dashuri dhe mirësi ndaj të tjerëve, jo vetëm që të tjerët i bëjmë të ndjehen të dashur dhe të respektuar, por kjo gjithashtu na ndihmon edhe neve për të zhvilluar paqen dhe dashurinë e brendshme./ObserverKult