“Dashuria dhe trimëria”, poezi nga Charles Bukowski

Charles Bukowski

e kam dashur atë film ku Cagny
boksonte në ring
hante dajak
për të fituar para
për orët e muzikës
të vëllait të tij —
vëllait i cili dëshironte të
bëhej pianist.
thoshin se ishte talent
i madh
por të dytë kishin ardhur
nga Lower East Side dhe
kësisoj Cagny hipte në ring
sërish e sërish
që vëllai i tij i talentuar
të bëhej pianist.
Cagny bile e humbi edhe zoçkën—
për hatër të vëllait të vet
e gjithë kjo përfundon në atë mënyrë që i vëllai
ka sukses
(në Carnegie Hall, ma merr mendja)
e Cagny i stër-rrahur e gjysmë i verbër
qëndron pranë kioskut për gazeta
dhe dëgjon transmetimin në radio
të koncertit të vëllait të tij
dhe, natyrisht, zoçka është në
sallë
përplot adhurim, sy të ngazëllyer,
e Cagny i ngrohte duart mbi
zjarrthin
fill i vetëm në acar
dëgjon radion
derisa i vëllai luan
në piano,
Cagny
i cili s`ka lidhje me muzikë
e dëgjon duartrokitjen përfundimtare dhe
beson se
të gjitha ato rrahje që i ka ngrënë
kanë pasur kuptim.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: ATYRE QË MA BAJNË GAJLEN…