“Nëse do të kisha pasur fuqinë të bëja diçka ndryshe, për ditët që jeta m’i ka rrëmbyer, çdo ditë do e kisha shndërruar në një skenë ku dashuria vallëzon.
Do kisha dhuruar më shumë lule dhe kohë. Do isha më i pranishëm, më i kujdesshëm, më i vëmendshëm. Përtej fjalëve, do dëgjoja shpirtin. Do kisha bërë më shumë foto të krijoja kujtime.
Nëse tek unë do të gjendej prekja e poetit, do shkruaja vargje, të cilat pa drojë do ia lexoja personit që dua.
Do përpiqesha ta gëzoja më shumë, që më pas në shpirt, të më mbetej gdhendur lumturia që zgjat.
E nëse do të zotëroja pak më shumë forcë se ajo e njeriut, do të kisha zgjatur ditët e gëzimeve dhe do të tkurrja ato të dhimbjes. Mbase një dëshirë jo racionale dhe e pamundur, por fundja kush tha që kështu është dashuria?
Në fakt, dashuria mund të ledhatojë me një lule, por është shumë më e madhe se një luginë me lule të çelura. Ajo mund të trokasë përmes një vështrimi a prekje, por nuk mund të zgjasë aq pak. Është kundër natyrës që ajo të qëndrojë e fjetur në heshtje.
Ajo nuk ligështohet kurrë, s’krekoset dhe nuk i gëzohet së keqes. S’është egoiste, e pahijshme e as indiferente.
Dashuria duron çdo gjë, shpreson pafund dhe sakrifikon gjithçka. Dashuria është thesari më i çmuar që refuzojmë ta kemi në pronësi, gjuha më e vlerë që na sjell pranë, rrezja më e ngrohtë që shkrin kontinentet e akullta, rruga më e lartë të cilën përdorim rrallë. Asnjë pasuri materiale nuk mund të matet me dashurinë, asnjë rrugë njerëzore e asnjë zbulim i njeriut.
Dashuria është balsami që shëron çdo shpirt të lodhur dhe çdo marrëdhënie të thyer.
Ajo është dhurata më e mirë që sot e çdo ditë mund t’i ofroni pa frikë njeriut që keni përzemër. Investimi më i urtë që mund të kryeni në depozitat e zemrave të të dashurve tuaj”. /Akil Pano
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇKA ËSHTË DASHURIA? JA SI PËRGJIGJET PAULO COELHO
Nga Paulo Coelho
Në Bilbao binte shi, edhe në botë. Kush dashuron, ka nevojë të dijë nëse do të marrë apo do të humbasë.
Ai po i mbante mirë në baraspeshë këto dy anë. Kur po hynim në hotel, ishte i gëzuar dhe këndonte.
Janë të marrët që kanë shpikur dashurinë.
Sido që ende me ndjesinë e verës dhe të ngjyrave të forta, pak e nga pak, po fitoja disi baraspeshë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult