Ai që dashuron vërtet, nuk plaket kurrë!

"Gremina e dashunis"

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë nga autorë të ndryshëm:

Nëse dashuron vërtet dikë, nuk përpiqesh ta mbash siç është, por e lë të lirë të ndryshojë. /Cassandra Clare

Dashuria e vërtetë bazohet mbi respektin. /George Villiers

Dashuria e vërtetë nuk dallohet nga çfarë kërkon, por nga çfarë ofron. /Jacinto Benavente

Ai që dashuron vërtet nuk plaket kurrë, as kur të ketë njëqind vjeç. Mund të vdesë prej pleqërisë, por do të vdesë ‘i ri’. /Romano Battaglia

Nëse vërtet e do dikë, lëre të lirë të shkojë. Nëse kthehet, është i yti përgjithmonë. Nëse nuk kthehet, nuk ka qenë i yti kurrë. /Jess Lair

Dashuria e vërtetë dëshiron të mirën e të dashuruarit. /Umberto Eco

Dashuria e vërtetë duke qenë e pafundme dhe e amshuar, nuk mund të mbarojë përveçse në amshim./Aldous Huxley

ObserverKult

——————————-

LEXO EDHE: FABIO VOLO: NËSE TI NUK E DO VETEN, PËRSE DUHET TË TË DUA UNË?

Fabio Volo, (Fabio Bonetti): shkrimtar, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist.
Numëron më shumë se 8 romane në gjuhën origjinale italiane, të përkthyera ndër të tjera dhe në shqip.

ObserverKult ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian:

“Njerëzit krenarë janë kokëfortë.
Mund të humbasësh gjithë ditën duke iu lutur për diçka, por kur e ngulisin diçka në mendje, e mbajnë atë mendim.
Nëse ndihen keq, bëjnë gjithçka për të mos rënë në sy.
Mundet edhe të humbasin një dashuri, nëse nuk është personi tjetër që ta hedh hapin e parë.
Ata vetë nuk do të kërkonin asnjëherë të falur.
Por mbi të gjitha, janë të vetëdijshëm se krenaria i bën më të fortë, por jo të lumtur”./Fabio Volo

“Gjëja e parë që dy persona duhet të tregojnë kur janë bashkë, është dashuria për njëri-tjetrin.
Nëse ti nuk e do veten, përse duhet të të dua unë?”/Fabio Volo

“Njerëzit mendojnë se gjëja më e keqe është të humbasësh një person që e do shumë. Gabohen.
Gjëja më e keqe është të humbasësh veten, ndërsa do shumë dikë.
Gjëja më e keqe është të harrosh se edhe ne jemi të rëndësishëm”./ObserverKult