Fabio Volo: Nëse ti nuk e do veten, përse duhet të të dua unë…

Fabio Volo, (Fabio Bonetti): shkrimtar, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist.
Numëron më shumë se 8 romane në gjuhën origjinale italiane, të përkthyera ndër të tjera dhe në shqip.

ObserverKult ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian:

“Njerëzit krenarë janë kokëfortë.
Mund të humbasësh gjithë ditën duke iu lutur për diçka, por kur e ngulisin diçka në mendje, e mbajnë atë mendim.
Nëse ndihen keq, bëjnë gjithçka për të mos rënë në sy.
Mundet edhe të humbasin një dashuri, nëse nuk është personi tjetër që ta hedh hapin e parë.
Ata vetë nuk do të kërkonin asnjëherë të falur.
Por mbi të gjitha, janë të vetëdijshëm se krenaria i bën më të fortë, por jo të lumtur”./Fabio Volo

“Gjëja e parë që dy persona duhet të tregojnë kur janë bashkë, është dashuria për njëri-tjetrin.
Nëse ti nuk e do veten, përse duhet të të dua unë?”/Fabio Volo

“Njerëzit mendojnë se gjëja më e keqe është të humbasësh një person që e do shumë. Gabohen.
Gjëja më e keqe është të humbasësh veten, ndërsa do shumë dikë.
Gjëja më e keqe është të harrosh se edhe ne jemi të rëndësishëm”./ObserverKult