Dashuria e vërtetë është e pashtershme; sa më shumë që jepni, aq më shumë keni…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Antoine de Saint-Exupéry:

Dashuria nuk përbëhet në të vështruarit e njëri-tjetrit, por në shikimin përpara së bashku në të njëjtin drejtim.

Lumturia e vërtetë vjen nga gëzimi i veprave të mira që keni bërë, nga oreksi për krijimin e gjerave të reja.

Jeta ka kuptim vetëm nëse e këmben atë nga dita në ditë me diçka tjetër.

Lufta nuk është një aventurë. Ajo është një sëmundje. Ajo është si tifoja.

Të jesh njeri, saktësisht, është të jesh i përgjegjshëm.

Vetëm e panjohura i frikëson njerëzit.

Kur ju e jepni vetveten, atëherë merrni më shumë se jepni.

Dashuria e vërtetë është e pashtershme; sa më shumë që jepni, aq më shumë keni. Dhe në qoftë se doni t’ia shihni fundin, sa më shumë ujë të nxirrni, aq më e bollshme bëhet rrjedha e saj.

ObserverKult

LEXO EDHE: Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë…