Dashuria është çmenduria më e bukur e jetës…



Nga Mihallaq Qilleri

Po hap sonte arkivat e thella të shpirtit,
Në Ditën e Madhe të Dashurisë.
Kanë mbaruar kohërat e së pamundurës,
Lirisht mund të puthemi në ëndërr sërish.

Po thyej sonte bravat e ndryshkura të moralit,
Dhe rikujtoj shpresat e mëdha për të dy,
Për ditët dhe netët kur u gjendëm aq pranë,
Për ato çaste magjike kur isha aq afër me ty.

Po trazoj sonte mugëtirën gjithë cerga stivosur,
Prej kohërash që mbajtën ndezur një zjarr
Nuk e di se si humbe aq larg, pakuptuar,
Aq sa besova se do të të takoja vetëm në varr.

Po hap sonte shpellat e zemrës gjymtuar
Ku plagët e djeshme nuk janë mbyllur ende,
Me besimin se edhe ti do të më kesh kujtuar,
Këtë natë kur pres Ditën e Shenjtë për ne.

Po hap sonte humnerat e thella të shpirtit,
Me shpresë se aty brenda do jesh përsëri ti.

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:


MIHALLAQ QILLERI: MË DHEMB DHIMBJA JOTE…