Amos Oz: Dashuria ju zë si një sëmundje…

amoz

Amos Oz:

“…Dashuria është një përzierje e rrallë e të kundërtave, një përzierje e egoizmit ekstrem dhe përkushtimit të plotë. Një paradoks! Përveç kësaj, të gjithë flasin gjithmonë për dashurinë, por, dashuria nuk është diçka që mund ta zgjedhësh. Ajo ju kap sikur një sëmundje, ju kapeni në grackë nga ajo, ashtu sikur një fatkeqësi…”

Amos Oz (Amos Klausner, 4 maj 1939 – 28 dhjetor 2018)

Amos Oz – eseist izraelit, shkrimtar i tregimeve të shkurtra. Njihet si romancieri “profetik”në veprat e të cilit shoqëria izraelite shqyrtohet në mënyrë të pafalshme.

Si adoleshent, dy vjet e gjysmë pas vetëvrasjes së nënës së tij, ai u rebelua dhe u zhvendos në Kibbutz Hulda. Aty e ndryshoi mbiemrin në Oz dhe tha se “vendosi të bëhej gjithçka që babai i tij nuk ishte”.

Pas Luftës Gjashtë Ditore në vitin 1967, ai u bë aktiv në lëvizjen izraelite të paqes dhe me organizatat që mbronin një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez.

Përveç shkrimit, punoi si mësues dhe punëtor me kohë të pjesshme.

Edhe pse ai nuk do ta fitonte kurrë Nobelin, Oz ishte marrës i shumë vlerësimeve gjatë jetës së tij, duke përfshirë çmimin Brenner, çmimin Franz Kafka dhe çmimin Primo Levi të Italisë.

Romanet simbolike poetike të tij pasqyrojnë ndarjet dhe tendosjet në kulturën izraelite. Të mbyllura në konflikt janë traditat e intelektit, realiteti, fantazia dhe dëshira për urbanitetin evropian.

Oz e ndjeu veten të paaftë për të ndarë pikëpamjen optimiste dhe siguritë ideologjike të brezit themelues të Izraelit, prandaj dhe shkrimet e tij paraqesin një pamje ironike të jetës në Izrael.

Si autor i dhjetëra romaneve, novelave, tregimeve të shkurtra dhe eseve në gjuhën hebraike, ai njihet për romanin e tij autobiografik, A Tale of Love and Darkness, si libri më i shitur.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

AMOS OZ: MIQËSIA MES FEMRËS DHE MASHKULLIT ËSHTË SHUMË MË E ÇMUAR SE…