Dashuria është si trëndafili, gjithë lule dhe gjemba

Aforizma për dashurinë nga Nasho Jorgaqi:

  • Duhet ta njohësh nga afër tjetrin që t’i dallosh moshën e shpirtit.
  • Fjala e miqësisë është më jetëgjatë dhe më e qëndrueshme se fjala e dashurisë.
  • Dialogu me veten është dialogu me shpirtin që lyp çastin e duhur.
  • Dashuria si trëndafili, gjithë lule dhe gjemba.
  • Bukuria e trupit kalon nëpër stinë që përsëriten, bukuria e shpirtit s’njeh stinë.
  • Sikur të kish zemër të përjetshme, dashuria do të ishte e përkohshme.
  • Dashurisë i shkon dhe eklipsi i diellit, dhe eklipsi hënës.
  • Vetja përgjohet, dashuria jo.
  • Zemrës i bëhet transfuzion, shpirtit jo.
  • Dhimbja e trupit të djeg, dhimbja e shpirtit të helmon.
  • Kush bie në dashuri, hyn në një rebus nga del me vështirësi.
  • Më keq se vdekja e dashurisë është dashuria e kthyer në indiferencë.
  • Dashuria është si rëra që të rrëshqet nëpër duar, po s’dite ta mbash.
  • Dashuria lulëzon në sy, e në buzë për të lidhur frute poshtë tyre.
  • Në moshën e dashurisë të gjithë miqësohen me hënën, po më pas e harrojnë.
  • Sikur, sa herë të dashuronin të linim një pjesë të vetes, do të vinte një ditë që s’do të na mbetej asgjë.
  • Ka dashuri që çelin ngadalë si kaktuse, ka dashuri që çelin menjëherë si trandafili.
  • Dashuria i ngjan tunelit, pas të cilit njeriu e gjen ose e humb veten.
  • Sytë janë dritaret e shpirtit që shkëlqejnë nën dritën e dashurisë dhe të inteligjencës
  • Edhe në dashuri, e para është fjala, pastaj veprimi.
  • Ishin aq miq, sa nuk arrinin dot të dashuroheshin. Duheshin aq shumë, sa nuk mund të bëheshin dot miq!

TË NGJASHME:

“DASHURONI ME MATURI”, 10 THËNIE PËR DASHURINË NGA SHEKSPIRI

Thënie të zgjedhura për dashurinë nga Shekspiri:

Ku dashuria është e madhe, dyshimet e vogla janë shqetësuese; Ku shqetësimet e vogla rriten, dashuria e madhe rritet këtu.
Më shumë lexoni KETU: