
Poezi nga Zyrafete Manaj
Dashuria ime e ka zemrën e kuqe
derën e bardhë,
aty hynë mirësi, hynë copa atdheu,
hynë nëna, babai dhe dashuritë e fshehura arave,
aty hynë motra, vëllai, aty hynë i dashuri, rrugët e rinisë, Prishtina, qyteti i ëndrrave.
Dashuria ime e kuqe ku hynë sytë e uritur të fëmijëve në Palestinë
ai fëmija i vrarë në Ukrainë,
malli i nënës për varrin në tokë të huaj,
pritja tek dera e vashës së dashuruar në fundrrugën e lagjes sime.
Dashuria ime ka zemrën e zemrës së dashuruar
mbanë aromën e ftoit në vjeshtë, diellin që diellon verave të nxehta, herë stuhi të bubullimshme kur trazohet moti.
Dashuria ime nuk ka rrudha në ballë, ajo është e blertë me aromë bari, e kaltërsi qielli
lozonjare si qingjat në pranverë.
Dashuria ime me aromë universi.
ObserverKult
Lexo edhe: