Dashuria nëse është gënjeshtër, është gënjeshtra më e bukur që kemi

john green

ObserverKult ua sjell disa thënie nga John Green:

“Cili është qëllimi i të jetuarit, kur nuk përpiqesh të bësh të paktën diçka për t’u mbajtur mend?”

“Thjesht mbaj mend se ndonjëherë, mendimi që ne kemi për një person, nuk tregon se ata janë vërtetë të tillë”.

“Dashuria e vërtetë do të triumfojë në fund – që mundet të jetë ose mundet të mos jetë një gënjeshtër, por nëse është një gënjeshtër, atëherë është gënjeshtra më e bukur që kemi”.

“Më është dukur përherë qesharake që njerëzit duan të jenë pranë dikujt, thjesht sepse ata janë të bukur. Është njësoj si të zgjedhësh drithërat e mëngjesit bazuar në ngjyrën që ato kanë, në vend të shijes”.

“Ndoshta ekziston diçka që ke frikë ta thuash, apo dikush që ke frikë ta duash, apo një vend ku ke frikë të shkosh. Të dhemb. Të dhemb vërtetë, sepse ka rëndësi për ty”.

“Më kanë pëlqyer përherë njerëzit e qetë: Nuk e di asnjëherë nëse janë duke kërcyer në një ëndërr me sy hapur, apo nëse janë duke mbajtur peshën e gjithë botës”.

“E vërteta rreth dhimbjes, është se kërkon të ndihet”.

“Disa pafundësi janë më të mëdha se pafundësi të tjera”.

“Jam i dashuruar me qytetet ku nuk kam qenë dhe me njerëzit që nuk kam njohur”.

“Më pëlqen të shkruaj për njerëzit që bien në dashuri, sepse mendoj se hera e parë kur bie në dashuri, është hera e parë kur duhet të kuptosh se si ta orientosh jetën tënde. Çfarë gjëje duhet të vlerësosh? Çfarë do të ketë më tepër rëndësi për ty? Dhe mendoj se kjo gjë është mjaft interesante për ta trajtuar”. /bota.al

ObserverKult

___________________

JOHN GREEN: QENIET NJERËZORE KANË NEVOJË PËR BESNIKËRI!

John Green:

“Qeniet njerëzore kanë nevojë për besnikëri. Ajo nuk prodhon domosdoshmërisht lumturi, dhe madje mund të jetë e dhimbshme, por ne të gjithë kërkojmë devocion ndaj diçkaje më…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult