Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të…

Erich Fromm ka thënë për dashurinë:

“Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese.
Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë.
Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”

Dashuria do të thotë ti besosh vetes pa garanci, ta japësh veten plotësisht tek shpresa se dashuria e juaj do të prodhojë dashuri tek personi që e dashuroni.

“Dashuria e papjekur thotë: Unë të dua ty sepse kam nevojë për ty. Dashuria e pjekur thotë: Unë kam nevojë për ty, sepse të dua ty.

Dashuria është një akt besimi. Kush beson pak, dashuron pak.”/ ObserverKult