David Tukiçi: Shqipëria ime… (teksti dhe kënga)

Më 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1969 u realizua Festivali i VIII i Këngës në Radio, në Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranë. Ky vit solli ndryshime në krijimtari por edhe në organizim.

Në të u kënduan 21 këngë të reja nga 12 këngëtarë të rinj e të vjetër, në dy interpretime dhe në tri netë.

Çmimi i parë ju dha këngës “Dhuratë për ditëlindje”, e kënduar nga David Tukiçi, i cili mbetet në historinë e festivaleve ndër konkurrentët më të rinj në moshë. Kënga e kompozuar nga Nikolla Zoraqi dhe shkruar nga Fatos Arapi, mbetet ende një ndër këngët më të njohura të historisë së muzikës së lehtë shqiptare.

Në përvjetor të ditëlindjes tënde
ke plot dhurata mbi tavolinë,
e midis tyre një glob të vogël
shokët e klasës ta kanë sjellë.
E midis tyre një glob të vogël
shokët ta kanë sjellë.

Leht’ e leht’ përqark
Globi rrotullohet.
Fluturojnë mbi të
gjithë kontinentet.

Ja atdheu im!
Ja, përmes kaltërsisë!
Shqipëria ime
Ja ku është!

Fushës qiellore, nëpër kristale
Fluturon globi e mban në shpinë
rrugë dhe pemë, zogj e limane
zjarre qytetesh që natën ndrijnë.
Shpresa e njerëz, erë e tufane
globi i mban mbi shpinë.

Leht’ e leht’ përqark
Globi rrotullohet.
Popujt anembanë
gjithë sot po zgjohen.

Zemra ndezur kudo;
zjarr e flakë për liri
rrugëve qiellore
t’globit tonë.

Fushës qiellore, nëpër kristale
Fluturon globi e mban në shpinë
rrugë dhe pemë, zogj e limane
zjarre qytetesh që natën ndrijnë.
Shpresa e njerëz, erë e tufane
globi i mban mbi shpinë.

Leht’ e leht’ përqark
globi rrotullohet, rrotullohet, rrotullohet!

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:


AURELA GAÇE: DUA TË MË DUASH (TEKSTI DHE KËNGA)