Balluket e ballit, moj, mbi sy të kanë rënë… (teksti dhe kënga)

Balluket e ballit moj
mbi sy të kanë rënë.
Si hëna mbas malit moj,
si hënë e pabërë.

Manushaqet lule,
lulet që këpute,
do t’i bëj varëse për gushe,
ditën që do bëneç nuse.

Lulet e fustanit moj
ngjajnë si argjende.
Kush t’i ka qëndisur moj,
vetë apo jot’ ëmë?

Manushaqet lule,
lulet që këpute,
do t’i bëj varëse për gushe,
ditën që do bëneç nuse.

Si do ia bësh djalit moj,
kujto ç’i ke thënë?
Te burimi i zallit moj,
shtegun ta ka zënë.

Manushaqet lule,
lulet që këpute,
do t’i bëj varëse për gushe,
ditën që do bëneç nuse.

Zogjtë nëpër fleta moj,
ëmbël cicërojnë.
Me forcat e veta moj,
foletë i ndërtojnë.

Manushaqet lule,
lulet që këpute,
do t’i bëj varëse për gushe,
ditën që do bëneç nuse.