Dëgjojeni: “Buzët e tua janë me kripë që t’i puthësh ke shumë frikë” (VIDEO)

Ju ftojmë të dëgjoni një prej këngëve më të dashura për publikun, kënduar nga Elton Deda “Buzët e tua”

Teksti:

Shijen lë,
mbi buzët e mia atë natë,
nën terrin e ëndrrës ti shkon,
por nuk e di që unë sot,
mbi buzët e tua do rri,
do zbres, të pushoj dhe e pi,
limfën e zjarrtë që ke ti,
se unë e di:

Buzët e tua pak fjalë thonë
dhe s’e di si më kuptojnë,
buzët e tua janë me kripë,
që t’i puthësh ke shumë frikë,
n’buzët e tua ku ka jetë,
buzët e mia du me i tretë!

Më mungon,
aroma e buzëve që ke,
dëshirën e zjarrtë gjithmonë le-
t’i puth ato.
Unë e di,
këto buzë që kërkojnë gjithmonë,
që qeshin por presin si kosë…
ndoshta jam me fat,
që t’i puth gjatë.

ObserverKult

Kliko edhe:

ELTON DEDA KUJTON TË ATIN E NDJERË: MË MIRË QË NUK JETON BABUSH, SE DO LEMERISESHE SOT ME ARTIN SHQIPTAR

Kompozitori i madh Ferdinand Deda kishte ditën e lindjes javën e kaluar. Ai është ndarë nga jeta para disa vitesh.

Djali i tij, këngëtari i njohur Elton Deda, e ka kujtuar atë me një status të shkurtër, por domethënës.

“Babi sot do bënte 82! Me këtë kalbësirë shoqëri dhe morali në këtë botë, kam përshtypjen që është shumë më mirë atje ku është. Të duam fort babush”, shkruan Elton Deda.

Ai i referohet shfaqjeve të fundit në Shqipëri, si Big Brother dhe Përputhen, që kanë pushtuar ekranet dhe shtëpitë shqiptare.

Në kohën e Ferdinand Dedës ishte ndryshe, pasi ngjarja kryesore kulturore ishte Festivali i RTSH apo teatri.

Që sot, për fatin e keq, nuk i ndjek më njeri, pasi dhe cilësia ka rënë.

Ndaj dhe Elton Deda i shkruan të atit se është më mirë atje ku është.

ObserverKult

ELTON DEDA REVOLTOHET ME KËMBËSORËT SHQIPTARË: ORE TRIMA KOKËBOSHË, VIZAT E BARDHA S’JANË PËR TË SHËTITUR

Mënyra se si qytetarët ecin në vijat e bardha ka revoltuar kantautorin e njohur, Elton Deda.

Ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i cilëson qytetarët “kokëboshë” dhe shprehet se vijat e bardha janë për të ecur, jo për të shëtitur.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult