Ju ftojmë të ndiqni njërën prej këngëve më të dashura për publikun, “Takimi me shoqen e studimeve”, kënduar nga Sabri Fejzullahu.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar shkrimtari Arif Demolli.
Takimi me shoqen e studimeve
Shumë vjet kaluan që s’ishim parë,
Si t’i harroj këto vrragë mbi ty,
M’vjen për të klithur e për të qarë,
Shumë më mirë t’mos kisha sy.
Mbi flokë të kishte reshur borë,
Rrudhat të loznin nëpër fytyrë,
Ku janë ata sy ku ajo dorë,
Pse zëri të paska tjetër ngjyrë?
Ti ke qenë simbol i bukurisë,
Krijuar nga një dorë hyjnore,
Ndaj i besoja amshueshmërisë,
Dhe të tillë të kujtoja prore.
Mbi flokë të kishte reshur borë,
Rrudhat të loznin nëpër fytyrë,
Ku janë ata sy ku ajo dorë,
Pse zëri të paska tjetër ngjyrë?
Kohë e egër, kohë tinzare,
Gjurmë që paska lënë mbi ty,
Shumë më mirë t’mos ishim takuar fare,
Shumë më mirë t’mos kisha sy…
ObserverKult
Lexo edhe:
SABRI FEJZULLAHU: VEÇ KUSH MBETI VET, AH, VEÇ, AI E KUPTON DHEMBJEN TIME…
Asgjë në këtë dhomë, asgjë,
më nuk është njësoj,
ka pamje tjetër…
vetëm një aromë,
ah, kjo ma përkujton kohën e vjetër.
Ne jetonim bashkë,
ne gjithmonë k’tu rrinim bashkë…
Nuk i dua, nuk i dua bardhësitë,
as fjollat e borës më s’i dua,
se i bardhë ishte shtrati
ku digjej prej zjarrmisë,
ku dikur më përqafonte mua…
KËNGË E PLOTË E GJENI KËTU