Sabri Fejzullahu: Veç kush mbeti vet, ah, veç, ai e kupton dhembjen time…

Kënga “Nuk i dua bardhësitë” e interpetuar nga Sabri Fejzullahu

Asgjë në këtë dhomë, asgjë,
më nuk është njësoj,
ka pamje tjetër…
vetëm një aromë,
ah, kjo ma përkujton kohën e vjetër.
Ne jetonim bashkë,
ne gjithmonë k’tu rrinim bashkë…

Nuk i dua, nuk i dua bardhësitë,
as fjollat e borës më s’i dua,
se i bardhë ishte shtrati
ku digjej prej zjarrmisë,
ku dikur më përqafonte mua.

Nuk i dua, nuk i dua bardhësitë,
se pulëbardha ime fluturoi
e une ende po dënes
më burrnon fjalë e saj,
më tha: kur të vdes ti mos qajë.

Asgjë në këtë jetë, asgjë,
më nuk më gëzon,
jetoj n’kujtime.
Veç kush mbeti vet,
ah, veç, ai e kupton dhembjen time.
Një takim e pres,
 une jetoj e s’vdes…

Nuk i dua, nuk i dua bardhësitë,
as fjollat e borës më s’i dua,
se i bardhë ishte shtrati
ku digjej prej zjarrmisë,
ku dikur më përqafonte mua.

Nuk i dua, nuk i dua bardhësitë,
se pulëbardha ime fluturoi
e une ende po dënes
më burrnon fjalë e saj,
më tha: kur të vdes ti mos qajë.

————————————————

LEXO EDHE: POSTIM EMOCIONAL nga SABRI FEJZULLAHU PAS TRAGJEDISË NË KROACI: LOTI PËR JU NUK NDALET…

10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Slavonski Brod të Kroacisë. Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke vozitur, raporton ‘gazeta express;.

Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu i cili ka bashkëndjerë me familjarët e viktimave.

“Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”, ka shkruar këngëtari.