Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Kthim te porta e vjetër” të Leon Lekajt, që e krijoi me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Teksti dhe muzika: Leon Lekaj
Kur ika atë mbrëmje, s’i thashë gjë nënës
Se lotët e brishtë s’i marr dot me vete.
Më pyesni për motrën? Si motrat gjith’monë!
Mu lut n’telefon ta thërrisja patjetër.
E dashura ime kërkoi një stolî
që emrin un’ kurrë s’ia kisha dëgjuar.
Më shihnin gjith’ shokët me sytë e trishtë
E dinin se muzgut do rrinin pa mua.
Larg teje un’ ika, o nënë e shtrenjtë
Në vise ku zemra, prej mallit thërret,
Kujtimi me ty atë ditë tek porta
Statujë e gjallë në shpirt më mbet.
Kur ika atë mbrëmje, s’i thashë gjë nënës
Prej kohësh rikthimi troket mu në ballë
Më presin gjith’ shokët, bisedat e vjetra
Dhe vajza që deshti stolinë e rrallë.
Po vij!
Por nuk mundem t’i them dot gjë nënës.
Përmallshëm pat ikur ajo në bot’ tjetër.
E di, edhe lotët që s’ mora me vete.
Të tharë do ti gjej tek porta e vjetër.
Larg teje un’ ika, o nënë e shtrenjtë
Në vise ku zemra, prej mallit thërret,
Kujtimi me ty atë ditë tek porta
Statujë e gjallë në shpirt me mbet.
ObserverKult
Lexo edhe:
LEON LEKAJ INTERPRETON POEZINË E TIJ “KUR BURGOSEJ PAFAJËSIA” (VIDEO)






