Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Moj Tiranë e bukur” të këngëtares, Fitnete Rexha!
T’kanë pas thanë
Tiranë e kuqe
Porse nata
Ish ma e bardhë
Porse nata
Ish ma e bardhë
Çelshin lulet
Ca burbuqe
Veç për bej
E agallar’
Kuq si shega devedishe
Mbush me kokrra si sheqer
Porse sot Tirana ime
Po shkëlqen porsi pranverë
Moj Tiranë e bukur
Trandafil i ri
Lulja ashtë për mue
Jemi hasë n’miqësi
Kur të shof n’lulëzime
Zemra m’bahet mal
Kangën thellë prej shpirtit
O Tiranë ta fal
Çova larg o
Mendt’ e mia
Ke çarçafin
Përmbi ftyr’
Ke çarçafin
Përmbi ftyr’
Kur u ndrydhte
Dashunia
Fukaraja
Nëpër dyr
Ishin ditët e zamanit
Po buzëqesh Tiranë e re
Me rininë e aksionit
Po partin’ o lum si ne
Moj Tiranë e bukur
Trandofil i ri
Lulja ashtë për mue
Jemi hasë n’miqësi
Kur të shof n’lulëzime
Zemra m’bahet mal
Kangën thellë prej shpirtit
O Tiranë ta fal.
ObserverKult
Lexo edhe:
JULIANA PASHA: NJË ÇAST TË HUAJ U BËMË UNË E TI (TEKSTI DHE KËNGA)