Rosela Gjylbegu: Ma kthe ti prapë jetën time (teksti dhe kënga)

Ti nuk e di jo
të ndihesh tjetra
mëkatare përfolur t’jesh
me një perde dyshimi
mbuluar ti ngado, ngado.

Se kupton ti të jesh tjetra
si nga djalli largohen pa fjalë
e pa denjë e pa vlerë braktisesh pa faj

Nga vështrimet e tyre ti stepesh
dhe nën hije jetën jeton
e më kot ti besimin
të kthehet e kërkon
dhe kafshon.

Se kupton ti të jesh tjetra si
nga djalli largohen pa fjalë
e pa denjë e pa vlerë
braktisesh pa faj.

Nënshtrohem, marrosem
e më djeg prapë
flaka jote
Verbohem, vetmohem
ma kthe ti prapë kthema jetën jetën time.

Ti nuk e di jo
të ndihesh tjetra
mëkatare përfolur të jesh
me një perde dyshimi
mbuluar ti ngado, ngado.

Se kupton ti të jesh tjetra si
nga djalli largohen pa fjalë
e pa denjë e pa vlerë braktisesh pa faj

Të jem e vetmja dhe vetëm unë
të prehem si asnjëherë te ti.

Nënshtrohem, marrosem
e më djeg prapë
flaka jote.

Verbohem, vetmohem
ma kthe ti prap jetën time.
Kthema jeten time
Nënshtrohem, marrosem
e më djeg prapë flaka jote
Verbohem, vetmohem
ma kthe ti prapë jetën time.

Verbohem, vetmohem
ma kthe ti prapë
kthema jetën time
kthema jetën, jetën time.

Nga po kjo këngëtare: Rosela Gjylbegu: Kur një ditë të kthehesh ti (teksti dhe kënga)