Dëgjoji mirë armiqtë e tu, ata janë të parët që i zbulojnë të metat tua…

Alberto Moravia

ObserverKult sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj një armiku është të sillemi ndryshe nga ai./ Mark Aureli

Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George R. R. Martin

Librat dhe njerëzit kanë të njëjtët armiq: zjarrin, lagështirën, kohën dhe përmbajtjen e tyre./ Paul Valery

Kur armiku të ka lavduar, diku patjetër ke gabuar./Amintore Fanfani

Nëse nuk ke armiq, do të thotë se ke gabuar gjithçka./ Giovanni Arpino

Fali armiqtë e tu, por mos ua harro emrat./John Fitzgerald Kennedy

Për çdo dhjetë shaka që bëni, ktheni njëqind persona në armiq./ Laurence Sterne

Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille

Dëgjoji mirë armiqtë e tu, sepse ata janë të parët që i zbulojnë të metat tua./ Antisteni

Armiku bëhet i tmerrshëm vetëm kur fillon të ketë të drejtë./ Jacinto Benavente

ObserverKult

—————-

LEXO EDHE:

Asgjë nuk mund të urrehet ose të dashurohet nëse fillimisht ajo nuk kuptohet…