Deklaratë e pazakontë/ Zake Prelvukaj: E kam blerë tokën ku kam për t’u varrosur, shkoj e vizitoj çdo ditë…

zake prelvukaj

Piktorja e njohur, Zake Prelvukaj në një intervistë ka vërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Ajo shpalosi momente nga fëmijëria e saj, foli për punën dhe për raportet që ka me shumë personalitete publike për “Kendiv” në T7.

Mes tjerash, artistja befasoi edhe me një deklaratë teksa po fliste për disa persona të dashur që i ka humbur. Ajo tha se nuk ka frikë nga vdekja, prandaj edhe që tani e ka blerë tokën ku do të varroset.

“A e di që unë nuk kam frikë, unë e kam ble edhe tokën ku kam për t’u varrosur. Nuk kam frikë sepse atje kam të gjithë njerëzit e dashur që kanë vdekur.

Jeta është kështu dhe nuk kam frikë, e shoh vendin tim dhe me dëshirë të madhe e kam ble. Se ne jetojmë për të shkuar me atë botë.

Unë shkel në tokën ku kam për të qenë unë dhe nuk kam frikë aspak se të gjithë kemi lindur për të shkuar atje” u shpreh Prelvukaj.


Lexo edhe:

ZAKE PRELVUKAJ: NE JEMI GJENERATË E PËRVUJTUN, POR S’JEMI DORËZUAR!

Zake Prelvukajpiktore dhe ligjëruese në Fakultet të Arteve, është një përfaqësuese e denjë e artit bashkëkohor shqiptar. Në shumë ekspozita individuale e kolektive, brenda e jashtë vendit, ajo tregoi shpirtin e saj prej artisteje duke thyer edhe barriera e tabu shoqërore.

Jeni rritur në një ambient i cili gjithnjë ka qenë i lidhur me artin, si ishte Zakja në fillimet e saj?

– Po jam rritur në familje artistësh, duke ju falenderuar vëllaut Musa Prelvukaj (artist dhe profesor i artit) i cili ma krijoi ambientin për motivin e të qenurit artiste sot. Familja ime nga ana e dy prindërve ishin familje intelektuale kështu që çdo gjë që kisha nevojë sa i përket literaturës e të tjera i kisha afër. Po gjithmonë duke ju falenderuar prindërve të mi të cilët sakrifikuan për ne shumë vetëm të prosperojmë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU