Del në ankand “Magenta da un penny”, Mona Liza e pullave

Për disa koleksionistë është Grali i Shenjtë i filatelisë, për të tjerët ekuivalenti i Mona Lizës. Mbreti i pullave Stuart Weitzman po nxjerr në ankand nga  Sotheby’s legjendën “Magenta da un penny”, një pullë e lakmuar për vite me radhë që kur ishte fëmijë përpara koleksionit të tij të vogël filatelik.

Weitzman, me krijimet e të cilit kanë kaluar për vite mbi tapetin e kuq të Oscar divat e Hollivudit, supermodelet dhe mbretëreshat e ardhshme (Kate Middleton,e cila është një kliente besnike), do t’i shesë ofertuesit më të lartë vulën e çmuar, të cilën e mori në duar në 2014.

Magenta është ngjyra e purpurt e letrës në të cilën është shtypur pulla. Në anën e pasme, duke ndjekur shembullin e pronarëve të mëparshëm që kishin vendosur inicialet, Weitzman ka vizatuar me laps një këpucë të vogël me takë të hollë.

Më unike sesa e rrallë, pulla do të dalë në ankand në 8 qershor me një vlerësim prej 10-15 milionë dollarë së bashku me një tjetër letër të çmuar. Fletëpalosja “Jenny e përmbysur” me katër pjesë nga 24 cent, krijuar në 1918 për t’u përdorur në shërbimin e postës ajrore në rrugën Uashington-Filadelfia-Nju Jork dhe e rrallë sepse është shtypur mbrapa.

Një nga gabimet më të famshme në historinë e filatelisë. Ka njëqind kopje të “Jenny e përmbysur”, por vetëm një nga “Magenta” e publikuar në 1856 nga Guajana Britanike, si një postë për gazetat dhe rizbuluar në 1873 nga një dymbëdhjetë vjeçar skocez midis letrave të një xhaxhai.

Më i fundit në një seri koleksionistësh që e kishin shkëmbyer atë përgjatë një shekulli, Weitzman bleu pullën në ankand duke u paguar 9.5 milionë dollarë trashëgimtarëve të John du Pont, trashëgimtar i industrisë kimike, i cili gjithmonë e mbante atë në një kasafortë dhe vdiq në burg në 2010 për vrasjen e një kampioni olimpik të mundjes, transmeton ‘a2news.com’.

Të ardhurat, të cilat Sotheby’s vlerëson në 37 milionë dollarë gjithashtu duke përfshirë një monedhë ari shumë të rrallë nga i njëjti koleksion, do të shkojnë për iniciativa filantropike përfshirë Fondacionin e Familjes Weitzman.

LEXO EDHE: Pulla postare kushtuar Leze Qenës dhe Besim Sahatçiut