Violina e rrallë e vitit 1679 me diamante fildishi del në ankand

violina


Violina e rrallë e vitit 1679 e bërë nga mjeshtri italian Antonio Stradivari do të dalë në ankand muajin e ardhshëm. Parashihet të arrijë vlerën e 11 milionë dollarëve.

“Hellier” është violina më e mirë e punuar ndonjëherë. Kuptohet nga Stradivari. Po ashtu është një nga instrumentet më të mira të Stradivarius në ekzistencë. Kështu u tha Shtëpia e ankandeve Christie’s që e ofron instrumentin në “Shitjen e jashtëzakonshme” të 7 korrikut.

E gdhendur me diamante fildishi dhe e përfunduar me llak të artë, violina ka një vlerësim të çmimit prej 6-9 milion paund (7,54-11,31 milion dollarë). Stradivari e mbajti instrumentin për 55 vjet. E shitiatë në vitin 1734 për 40 paund te Samuel Hellier nga Wombourne të Anglisë.

“Pres shumë interes për një instrument të tillë. Është kaq i rrallë dhe del nga një muze. Kur mund të prekësh një violinë si kjo dhe ta zotërosh atë? Është e pabesueshme”. Kjo ishte deklarata për Reuters nga eksperti dhe konsulenti i Christie’s, Florian Leonhard.

Violinat e Stradivarit njihen për mjeshtërinë e tyre. Ato kushtojnë mes 8 dhe 20 milionë dollarë.

“Nga rreth 1,100 instrumente që Stradivari ka bërë gjatë karrierës së tij, vetëm rreth një duzinë janë zbukuruar me dekore. Ky ekzemplar konsiderohet nga kuratoret Smithsonian si shembulli më i ruajtur ekzistues”, tha Christie’s në një deklaratë./monitori.xyz

ObserverKult

Lexo edhe:

I MBETEJ VEÇ TELI I SOLIT… ÇFARË FSHIHTE “VIOLINA E DJALLIT”?

Lexo edhe:

EDLIRA RAMAJ: VAJTO, E DASHTUN, VIOLINË…

Qaj violinë, qaj
Unë po i bahem mike natës,
e po t’nigjoj ty, tuj këndue
Qaj, mos ndalo
Për kohërat e fatit të ndryshkun, këndo.
Sonte do bahem trishtë me veten,
Me ty,
Vajto, e dashtun, e n’heshtje klith.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult