Qendra Historike e Prishtinës/ MKRS vazhdon punën- diskuton për të dhënat e mbledhura

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka kohë që ka nisur punët në terren për përditësimin e të dhënave për menaxhimin e ardhshëm të zonës historike të Prishtinës. Kështu ka njoftuar së fundmi MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Pas daljes në terren dhe punës për të analizuar parcelat, ndërtesat, rrugët dhe hapësirat publike të Prishtinës, grupi punes për menaxhimin e integruar të qendrës historike është mbledhur së fundmi për të diskutuar të dhënat e mbledhura dhe interpretimin e tyre. Pas krejt kësaj, grupi punues ka validuar deklaratën e vizionit për menaxhimin e ardhshëm të zonës historike.

Më tej, sipas njoftimit thuhet se fokusi tani zhvendoset në kategorizimin e ndërhyrjeve konzervuese dhe transformuese brenda zonës qendrore.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM MALA: MOS MË KËRKO… NUK DO TË EKZISTOJË MË…

Poezi nga Agim Mala

Mos më kërko
nuk do të ekzistojë më rruga
që më solli te ti

As buca mes ujërave
mes bjeshkëve
ku u takuam

Mos më kërko
mbi pëllëmbët e huaja
do të pushojë gërsheti yt
ëndrrat

Gjithçka do të jetë e palëvizshme
Nga sharri te bjeshët e nemuna
një deti i vdekur

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


odise plaku nevojë

ODISE PLAKU: SI HERËT SHKOVE DASHURIA IME!

Poezi nga Odise Plaku

Si herët u lodhe me dashurinë tonë,
betimet i mori larg lumi i rrëmbyeshëm.
Me bërryla shtyj orët e ditës sime memece,
pa fjalë, pa zile telefoni, pa pyetjen “Si je?”.

Të kisha premtuar që zvarranik nëpër këmbë
për pak dashuri jo kurrë nuk do të isha në jetë.
Trupin tim të përdredhur në pluhurin e kohës,
asnjë këmbë nuk do të mund ta shkelte dot.

Jam mësuar edhe me braktisjet në jetën time,
por ama kurrizin samar nuk e bëra asnjëherë.
Zjarrin në zemër e mbajta të ndezur përherë,
në kraharor të mbështillja si bebe motake.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult