Poezi nga Demë Topalli
Shumë kisha dashtë,
Në ato çaste mbrëmësore prej deliri
Edhe një herë me u kthye.
Me pikë, si prej qielli me pikë e me ra
Nën hijen e një lisi degëshumë,
Aty ku botën dikur, ashtu në heshti,
Të plotë, si një hanë të plotë e kam pa.
Me pikë e në atë breglumi si kristali me ra,
Aty ku drithërima hane, qiejsh e yjesh
Këta sy prej kënge, i kanë mësuar me pa.
I kanë mësuar me pa
Dhe për gjëra të bukura, të largëta për ta,
Mall me pas, e ndojherë edhe me qa.
ObserverKult
*Titulli i origjinalit: “Shumë kisha dashtë”
—————————
Lexo edhe: