Denata Ndreca: Më je Port

Më je qiell,
tokë
re.
Më je zemër
që rreh përherë.

Më je natë
që sjellë dritë,
më je Port
ku ndali sytë.

Më je dorë që përkëdhelë,
më je kohë në pentagram,
më je këngë që s’kam kënduar,
më je duar që s’kam shtërnguar.

Më je Port
pa det, pa fjalë,
më je anije,
breg e valë!