Denise Levertov: Ankimi i Adamit

Ca njerëzve,
çfarëdo që t’u japësh,
prapë duan kallëza në borë.

Bukë,
kripë
mish të bardhë dhe të kuq,
prapë të uritur janë.

Shtrat martese
dhe djep,
ata prapë krahëbosh.

U jep tokë,
tokën ua vë nën këmbë,
ata prapë marrin rrugët.

Dhe ujë: u gërmon pusin më të thellë,
prapëseprapë nuk është mjaft i thellë për ta
për të pirë ujë hëne.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Christina Rossetti: Qaja për kujtimin…