Denise Levertov: Më pëlqen të gjej atë që nuk është gjetur…

buzeqesh e bukur

Më pëlqen të gjej
atë që nuk është gjetur
menjëherë, por qëndron

brenda diçkaje të një natyre tjetër,
në prehje, e dallueshme.
Pendë pulëbardhëze të tejdukshme, të fshehura

në mishin e bardhë; kockat e sepjes
të cilat i heq dhe i shtroj
kockë pas kocke mbi dërrasën e kullimit-

të bëra në formë konike si për shpejtësi,
për të tejshpuar zemrën, por të thyeshme, lëndë
që e mohon ndërtimin. Ose një frut tropikal

i mbështjellë me një lëkurë të ashpër kafe, brenda
ngjyrëtrëndafilí-qelibar dhe fara:
fara një gur prej druri, e gdhendur dhe

e pastruar, ngjyrë arre, e formuar
si një arrë braziliane, por e madhe,
aq e madhe sa për të mbushur
pëllëmbën e uritur të dorës.

Më pëlqen kërcelli i lëngshëm i barit që rritet
brenda fletës më të madhe të palosur të rrumbullakët,
dhe shkëlqimi i verdhë i gjalpit
në hullizën e ngushtë nga i cila lavdia e mëngjesit
shpalos të kaltrën dhe freskinë në një mëngjes të nxehtë.

Përktheu: Irena Dono

*Titulli i origjinalit: “Kënaqësi

LEXO EDHE: Denise Levertov: Ankimi i Adamit