Unaza jem e martesës rri në nji shportë
sikur në fund të nji pusi.
Asgja s’mundet me shkul vendi
me rivendos në gisht.
Rri mes çelësash shtëpish t’ braktisuna
thojsh që dëshirojnë me kanë të nevojshëm
me u gërvisht për ndonji mur
numrash telefoni pa emna,
kapëse letrash koti.
Nuk mundet me u dhuru
nga frika se ndjell fat të keq.
Nuk mundet as me u shit
se martesa ka qenë e mirë
në kohën e saj, megjithëse koha ka ikë.
Ndoshta ndonji mjeshtër kish mujt
me i vendos gurë t ‘shkëlqyem; me transformu
në nji gjerdan magjik që nuk mundet me marr askush
për tradhti solemne apo për t’ba premtime që t’gjallët
s’lanë me i mbajt? Me ndryshu në nji
dhuratë të thjeshtë që kisha mujt me ofru
për miqësi?
Përktheu: Vlora Konushevci