Së shpejti në skenë ‘Departamenti i ëndrrave’, dramë që ëndërron të bëhet komedi

Drama “Departamenti i ëndrrave”, nga dramaturgu Jeton Neziraj me regjisor Besim Ugzmajlin shumë shpejt do të jetë në skenë. Sipas planifikimeve premiera pritet të jepet në fillim të muajit mars.

Kasti i aktorëve që janë të angazhuar në këtë dramë përbëhet nga: Afrim Muçaj, Ermal Sadiku dhe Molikë Maxhuni, ndërsa skenograf është Mentor Berisha.

“Departamenti i ëndrrave”, është një komedi oruelliane, me fabulë distopike dhe përqendrohet në qytetarët që detyrohen të “depozitojnë” ëndrrat e tyre në burokracinë monolitike qeveritare si pjesë e fushatës së frikësimit dhe terrorit.

Drama është prodhim i Teatrit Dodona dhe Organizatës “n’skenë”.

ObserverKult


buza te jesh me ty poezi nga xhevahir spahiu observerkult

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: MË VJEN KEQ PËR TY, MANJOLA

Më vjen keq për ty, manjola.

Për majin e harlisur të lirisë sate,
për rininë e hajthshme të luleve të tua,
globe të bardhë që kam frikë se mos thyhen.

Më vjen keq për ty manjola,
duar pasionesh të pamëshirshme drejt teje
aviten
e ti përpëlitesh, manjola, përpëlitesh
në heshtjen tënde tronditëse.

Po sa keq, sa keq do të më vinte, manjola,
të të shihja të vetmuar, neutrale, tokë e askujt.
Më vjen keq, manjola: je e bukur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Nazim Hikmet
Nazim Hikmet

NAZIM HIKMET: PSE U VONOVE KAQ SHUMË?

Ditët sa vijnë e bëhen më të shkurtra,
shirat janë në udhë e sipër.
Dera ime, hapur dykanatash,
të priste ty.
Pse u vonove kaq shumë?
Në sofrën time, speca të gjelbër, kripë, bukë.
E piva gjysmën e verës
që mbloja për ty në një kanë,
i vetëm,
duke të pritur.
Pse u vonove kaq shumë?
E ja, ndër degë,
të ëmbla mjaltë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult