Aktorja e njohur, Sophia Loren, është dërguar së fundmi me shpejtësi në emergjencë dhe ka kryer një ndërhyrje si pasojë e një rrëzimi që ka pësuar në shtëpinë e saj në Zvicër.
Aktorja italiane 89 vjeçe ka pësuar disa fraktura, përfshirë edhe një lëndim serioz të femurit, ku edhe është dashur të operohet, ka njoftuar një burim i “The Hollywood Reporter”.
I njëjti burim ka njoftuar se aktorja është rrëzuar në banjo dhe i duhet një rehabilitim i gjatë deri sa ta merr veten.
Loren është dashur të përuronte zyrtarisht resorantin me emrin e saj, me datë 26 shtator, e që është i katërti në qyetin italian Bari.
Të gjitha shfaqjet e saja zyrtare janë anuluar për shkak të gjendjes së saj. Shfaqja e saj publike e fundit ishte në Festivalin e Filmit në Venice më 2 shtator.
Nga restorani që ka pasur të përurohet, pra restauranti që mban emrin e saj, kanë njoftuar në rrjetet sociale se Loren do të kthehet shumë shpejtë.
Ndryshe ajo është e njohur me rolet e saj në filmin italian në vitin 1961 “Two women”, film ky i njëjti i cili i ka sjellë Oscar-in e saj të parë për gjuhë të huaj në film. /abc.net.au/
ObserverKult
Lexo edhe:
SOPHIA LOREN: BUKURIA ËSHTË MËNYRA SE SI NDIHENI PËRBRENDA…
Sophia Loren ka lindur më 20 shtator 1934, teksa karrierën në kinema e filloi në moshën 16-vjeçare, më 1950.
Përveç çmimit të Akademisë, ajo ka fituar një çmim “Grammy”, pesë “Golden Globes” speciale (përfshirë çmimin “Cecil B. DeMille”), një çmim BAFTA, një çmim “Laurel”, Kupën Volpi për “Aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Venecie”, “Aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë” dhe Academymimin e Akademisë së Nderit në 1991.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
PUSHKIN: KUSH DESHTI NJË HERË, S’DIGJET MË SËRISH…
Kush deshti një herë, s’digjet më sërish…poezi nga Pushkini
Ti mos më pyet, pse kaq i menduar
në mes dëfrimesh unë rri gjithnjë,
përse vështroj përqark i dëshpëruar,
përse s’më josh as ëndr’ e jetës më:
Ti mos më pyet, pse porsi i huaj,
qëndroj, kur dashuria po më grish
edhe të dashur më asnjë s’quaj,-
kush deshti një herë, s’digjet më sërish.
Kush qe i lumtur, prapë nuk lumtërohet
se veç një çast për ne gëzimi ndrin,
pastaj me tis të mallit na mbulohet
dhe shpirtin breng’ e thellë na e nxin.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult