Pushkin: Kush deshti një herë, s’digjet më sërish…

Kush deshti një herë, s’digjet më sërish…poezi nga Pushkini

Ti mos më pyet, pse kaq i menduar
në mes dëfrimesh unë rri gjithnjë,
përse vështroj përqark i dëshpëruar,
përse s’më josh as ëndr’ e jetës më:

Ti mos më pyet, pse porsi i huaj,
qëndroj, kur dashuria po më grish
edhe të dashur më asnjë s’quaj,-
kush deshti një herë, s’digjet më sërish.

Kush qe i lumtur, prapë nuk lumtërohet
se veç një çast për ne gëzimi ndrin,
pastaj me tis të mallit na mbulohet
dhe shpirtin breng’ e thellë na e nxin.

Përktheu: Jorgo Bllaci

ObserverKult

Lexo edhe:

Ata që i kishte marrë malli për ‘tallavanë serbe’, e realizuan dëshirën e vet

 kim mehmeti
Kim Mehmeti

Nga Kim Mehmeti

Më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe. Edhe atë nga një këngëtar që ka në xhep çelësin e kryeqendrës së shqiptarisë – atë të Tiranës.

E në ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë vazhdon të na bindë se të gjithë ata që e kundërshtuan ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, janë fashistë si dhe, sa nuk tha se patriotizmi shqiptarë është primitivizëm i barabartë me shovinizmin serb. Me çka del puna se ai paguhet që t’i mbrojë serbët nga ‘shovinizmi’ ynë, e jo shqiptarin nga urrejtja serbe.

Sidoqoftë duhet thënë: ardhja e këngëtarit serb në Korçë tregoi sa e paskrupullt është shtresa shqiptare, të cilën e polli epoka enveriste, e që beson se s’mund to bëhesh kozmopolit nëse je patriot e nacionalist?! Pra sa të pafytyrë janë ata që në një farë mënyre ndjehen keq në lëkurën e shqiptarit dhe të cilët bëjnë çmos të jenë sa më të pëlqyer nga serbët. Dhe Piktori, si përfaqësues i kësaj klase ‘intelektualësh’ e politikanësh, do vazhdojë të ne bind se civilizimi  ynë është proporcional me atë sa nuk ndjehemi shqiptarë dhe sa e pëlqejmë ‘turbo-follkun’ serb. 

Tekstin e plotë e gjeni KETU