Sokrat Habilaj: Edhe në botën matanë, ti do jesh dashuria ime e vetme…

Sokrat Habilaj: Besoj

Derisa edhe malli ka një kufi, a cak,
E më pas në frymë kthehesh me të.
Besoj se do jem thjesht një dështak,
Nëse vazhdoj më tej ta shpall me zë.

Derisa edhe unë marrë të tjera linja,
Kur e ndjej se çarçafi dihatë përbri.
Besoj se më je shkëputur nga brinja,
Kur ndodhesh përballë është rastësi.

Derisa edhe flokët çdo natë si në rit,
Nën faqen time fije më fije i ndreqë.
Besoj se unë shtrihem me perënditë,
Zgjohem me një grua? Bëhem i keq!

Derisa do të kem kështu, kaq pranë,
Atje ku s’ka xhelozi, a lidhje martese.
Besoj shumë se dhe në botën matanë,
Ti…, ti do jesh dashuria ime e vetme!

ObserverKult


Lexo edhe:

SOKRAT HABILAJ: MOS SHKRUAJ VARGJE DASHURIE PËR MUA!

Të lutem mos shkruaj vargje dashurie për mua!

Se mund të mendosh që kur bien netët,
Më këndon si fllad, apo thjesht si hënë.
Pastaj, hutaq si të gjithë poetët,
Buzën time e lë krejt të pa ngrënë.

Se mund të mendosh që ti nëpër rreshta,
Krijon edhe jetë, nën strehë reje.
Dhe harron pa dashje, gjëra të thjeshta,
Që bota krijohet veç brenda meje.

Se mund të mendosh që çdo pëshpërimë,
Ti nis e ma kthen në vargje me ngutje.
Dhe harron, i dehur, se asnjë rimë,
As gjithë vargjet s’vlejnë sa një puthje.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

———————————————————

Lexo edhe:


SOKRAT HABILAJ: TI S’BËHESH KURRË “ISH”…