Dervish Shaqa: Moj Shqipni, mos thuj marova (teksti dhe kënga)

Moj Shqipni mos thuj marova,
Se djemt tu hala janë gjallë.
N’kamë’ asht’ çu’ rrept o Kosova,
E bajnë luftën ballë o për ballë.

Ishin vitet  ndër ma të vshtirat,
Me nji mijë nandqind e dhjetë,
Kur n’Kosovë mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bimë mbi dhe.

Ish, por sa e nisun njat’herë
Bota mbar’ për m’u gjallu
Kur me knaqje vjen pranvera
T’gjith natyrën m’e lulzu.

Prej Azis’ tek jan kah lshohen
Me tërbim të rrept barbart’,
Për me vra, me pre kah t’ çohen,
Me turpnu për jetë shqyptart.

E n’Prishtinë atje pik’ s’parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tokë me bi përsëri.

ObserverKult


Lexo edhe:

DERVISH SHAQA: PYET-O KOSOVA PËR NI ÇIKË (TEKSTI DHE KËNGA)