Korab & Ilir Shaqiri: Ata u bënë dritë (TEKSTI DHE KËNGA)

Këndojnë: Korab & Ilir Shaqiri
Teksti: Ilir Shaqiri
Muzika: Korab Shaqiri

Vijn’ sërish kujtimet e na zgjojnë,
Mars, stuhi, gjëmime që drithërojnë.
Hartë e gjerë e dashurisë për dritën,
Ata u bën gurë e lule, yje, ne na rritën.
Zjarri pergamenës së pashuar,
fëmijë që mbajnë diellin me dy duar.
Fluturojnë përmbi krahë legjendash,
lidhin plagët me flamuj betejash.

Shtigjeve t’atdheut plot me dhimbje,
N’gurë të mermertë veç ditëlindje,
këmishabardhë përgjakur kaltërsive,
Fis i lasht që mbin e rritet mes stuhive.
Zjarr i pergamenës së pashuar,
fëmijë që mbajn diellin me dy duar,
fluturojnë përmbi krahë legjendash,
lidhin plagët me flamuj betejash.

Të përndritur qiellit mbeten,
dheut që i lindi ia falën jetën,
ata rrinë atje e nuk zbresin,
na mësuan lirinë, për të cilën vdesim!

ObserverKult

Lexo edhe:

ILIR SHAQIRI: SËRISH VJEN MARSI (TEKSTI DHE KËNGA)