Dervish Shaqa: Pyet-o Kosova për ni çikë (teksti dhe kënga)

“Kënngë për Shotë Galicën” interpretuar nga Dervish Shaqa

Pyt-o, Kosova për ni çikë,
Veç o, mor anën me ja ditë,
U mblodhën burrat në log të kuvendit,
E po pyesin bjeshkët e Kelmendit,
E po pyesin bjeshkët e Kelmendit.

Ku o Shota e Azemit,
Ushtun’ malet larg u nin’,
E n’Shqipni osht heroinë.
Knon o Kosova, po knon Drenica,
Heroinë Shote Galica.

Shqipe e malit me dy fletë,
Dymbdhjetë vjet i kaloi në çetë,
Qysh se e vogël rrit’ me trima,
Ajo shkrepke si vetima,
Me pre hekrin edhe gurin
Krahë për krahë luftoi me burrin,
Burri i saj Azem Galica,
Hiç ma trim se ka Drenica,
Luftë me turq e me serbijakë,
Goja e tyne qitke flakë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA ARBEN PRENDI: MES SHIUT TË NATËS TOKËSORE