ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit francez, Jacques Deval:
Mëson më shumë i mençuri nga armiqtë sesa budallai nga miqtë.
Me pak përçmim kursejmë urrejtje të mëdha.
Ekzistojnë disa gënjeshtra aq të turpshme, saqë shkaktojnë më shumë siklet kur dëgjohen sesa kur thuhen.
Shpeshherë nuk arrihet asgjë, sepse mungon guximi.
Gabimet, më thjesht shfrytëzohen se ndreqen.
Xhelozia është e keqja e të këqijave, pasi është e vetmja gjë, përballë së cilës, krenaria është e paaftë.
Njeriu gabon më pak kur bën marrëzi të ndryshme sesa kur përsërit vazhdimisht të njëjtën.
ObserverKult