Thënie nga Sylvia Plath: Nëse nuk prisni asgjë nga dikush, nuk do zhgënjeheni kurrë…

Sylvia Plath

Sylvia Plath ishte një romanciere, poete dhe shkrimtare e shquar e tregimeve. Veprat e saj eksplorojnë tema të tilla si vetvetja, humbja dhe natyra të cilat janë të lidhura ngushtë me përvojën e saj personale. Ajo njihet më së shumti për dy koleksionet e saj të botuara të titulluara, Ariel and The Colossus and Other Poems.

Ndërsa jetonte në Winthrop, tetëvjeçarja Sylvia Plath botoi poezinë e saj të parë në seksionin për fëmijë të Boston Herald’s. Pas disa vitesh, Plath botoi poezi të shumta në gazetat dhe revistat rajonale.

Në vitin 1947, ajo mori një çmim për pikturat e saj nga çmimi Scholastic Art & Writing. Plath arriti sukses edhe më thelbësor artistik dhe shoqëror, por frymëzimi pas veprave të saj erdhi nga ankthi dhe depresioni që e mundonte.

Gjatë viteve të ardhshme, Sylvia iu nënshtrua një periudhe shtrimesh psikiatrike, vuajti nga depresioni i rëndë dhe përfundimisht mori jetën e saj në shkurt 1963. Në vitin 1982, ajo fitoi një çmim Pulitzer pas vdekjes për ‘Poezitë e Përmbledhura’.

ObserverKult ka zgjedhur disa thëniet më të paharrueshme të Sylvia Plath:

Është sikur jeta ime të drejtohej në mënyrë magjike nga dy rryma elektrike: pozitive e gëzueshme dhe negative dëshpëruese – cilado që rrjedh në këtë moment dominon jetën time, e vërshon atë.

Ju duhet të jeni në gjendje të krijoni një jetë të vërtetë krijuese për veten tuaj, përpara se të prisni që dikush tjetër të sigurojë një të gatshme për ju.

Mbani zemrën në lëkurë në këtë jetë.

Më puth dhe do të shohësh sa e rëndësishme jam.

Kur i jep dikujt gjithë zemrën tënde dhe ai nuk e dëshiron, nuk mund ta marrësh mbrapsht. Ka ikur përgjithmonë.

Ndoshta kur e gjejmë veten duke dashur gjithçka, kjo ndodh sepse jemi rrezikshëm afër të mos dëshirojmë asgjë.

Unë e di shumë mirë se çfarë më pëlqen dhe çfarë nuk më pëlqen; por të lutem, mos më pyet kush jam.

Edhe unë dua të jem e rëndësishme. Duke qenë ndryshe ama. Këto vajza janë të gjitha njësoj.

Më duhet të kapërcej hendekun midis shkëlqimit të adoleshencës dhe shkëlqimit të maturisë.

Mund të mos jem kurrë e lumtur, por sonte jam e kënaqur.

Nëse nuk prisni asgjë nga dikush, nuk do zhgënjeheni kurrë.

E përgatiti: A. S./ ObserverKult


————————–

Lexo edhe:

CHARLIE CHAPLIN: ASGJË NUK ËSHTË E PËRHERSHME NË KËTË BOTË TË LIGË, AS TELASHET…