ObserverKult ua sjell disa thënie të Thomas Dewar:
Rregullat e duhura nuk janë të shkruara.
Kur dikush të thotë se fjala e tij është si ari, t’i zgjedh arin.
Bën mirë të presësh të papriturën.
Zotësia pa entuziazëm është si pushka pa fishekë.
Rrëfimet mund t’i bëjnë mirë shpirtit, por i bëjnë keq reputacionit.
Mos e vini në dyshim gjykimin e gruas suaj: shikoni se me kë është martuar.
Mendjet janë si parashutat: funksionojnë vetëm kur janë të hapura.
Dashuria është një oqean emocionesh, krejtësisht i rrethuar nga shpenzime.
Peshku stimulon trurin, ndërsa peshkimi stimulon imagjinatën.
ObserverKult
Lexo edhe:
NËSE JENI LODHUR NGA KARANTINA, KUJTOJENI FAKTIN QË MENDJET E NDRITURA KANË NEVOJË PËR VETMI…
Studimet e kryera nga specialistë të sociologjisë dhe psikologjisë pohojnë që vetmia është një përparësi e domosdoshme e mendjeve më të ndritura dhe me aftësi krijuese.
Kjo do të shpjegonte se pse shumë lider bëjnë një jetë beqarësh dhe se pjesa më e madhe e gjenive në rrjedhën e historisë u dhanë jetë zbulimeve të tyre brenda një dhome të izoluar.
Të jetosh vetëm në disa raste parandalon frustrimin dhe lejon të manaxhosh në mënyrë autonome hapsirën dhe kohën.
Administrimi i shtëpisë nuk është i vetmi që do të përfitonte nga vetmia. Sipas sociologut Eric Klinenberg i Universitetit të Nju Jorkut, të jetosh vetëm do të thotë të shijosh marëdhënie cilësore dhe meqë për shumicën e beqarëve është e qartë se të qënit vetëm është më mirë se të jesh në shoqëri të keqe.
Ka studime që thonë se vetmia lehtëson zhvillimin e empatisë. Erin Cornwell, një sociolog i Cornell University, Ithaca, ka përcaktuar se personat mbi 35 vjec që jetojnë vetëm ia lejojnë vetes një mbrëmje me miq krahasuar me ata që jetojnë me një partner. Kjo ndodh edhe për personat në moshë që jetojnë vetëm, të cilët kanë një rreth të gjerë social…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU