ObserverKult ua sjell disa thënie të zgjedhura nga autorë të ndryshëm:
Zemra është bërë për t’u thyer./ Oscar Wilde
Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm një moment. Dhimbja e dashurisë zgjat sa një jetë./ Bette Davis
Dashuria nuk humbet asnjëherë. Nëse nuk është reciproke, do të kthehet pas dhe do të zbusë e pastrojë zemrën./ Washington Irving
Zemra do të thyhet, por e thyer do të vazhdojë të jetojë./Lord Byron
E çuditshme se sa herë duhet të thyhet një zemër, përpara se vitet ta bëjnë atë të mençur./Sara Teasdale
Ndonjëherë gjërat e mira ndahen, me qëllim që gjërat edhe më të mira të bashkohen./ Marilyn Monroe
Kura për një zemër të thyer është e thjeshtë, zonjë e dashur. Nja vaskë e ngrohtë dhe një gjumë i mirë./ Margaret George
Gjëja më e trishtë për dashurinë është, jo vetëm që nuk zgjat përgjithmonë, por edhe që thyerja e zemrës harrohet shpejt./ William Faulkner
Zemrat mund të thyhen, po mund të thyhen. Nganjëherë mendoj se do të ishte më mirë të vdisnim kur ato të thyeshin, por nuk ndodh./ Stephen King
Më mirë të kem një krah të thyer, se sa një zemër të thyer./Christie Brinkley
Tragjedia më e madhe e jetës nuk është që njerëzit vdesin, por që ata pushojnë së dashuruari./Somerset Maugham
Kur të thyhet zemra, asgjë nuk ka më rëndësi. Eshtë fundi i lumturisë dhe fillimi i paqes./ George Bernard Shaw
Sa do të doja të isha sërish një vajzë e vogël, sepse gjunjtë e vrarë janë më mirë se sa zemra e thyer. /Julia Roberts
Ndonjëherë, kur të mungon një person, e gjithë bota të duket e shpopulluar/ Alphonse De Lamartine
Mos lejo kurrë që dikush të jetë prioriteti yt, ndërkohë që ti je thjesht një opsion për të/. Mark Twain
Ngul thikën në trup dhe do të shërohet, por lëndoje zemrën, dhe do të zgjasë për gjithë jetën./Mineko Iwasaki
Emocioni që të thyen zemrën, është ndonjëherë i njëjti që e shëron atë. / Nicholas Sparks.
ObserverKult
LEXO EDHE: DASHURIA SHKAKTON NDJESI TË KËNDSHME KUR NA INFEKTON DHE SHKAKTON DHIMBJE KUR SHËROHEMI