Dhërmi, vendi më i bukur në botë

“Dhërmi, vendi me i bukur në Botë” – shkruar e lënë nga Petro Marko
Në të gjitha orët e ditë-natës së çdo viti, ky vend është konkurues me më të bukurën. Nuk është e njëjtë bukuria e tij në kohën që rrjedh.

Nga Aleksandër Çipa

Ky mbetet përherë,.. Dhërmi.
Bukuria e tij është në lëvizje, aspak e ndenjur, e freskët, befasuese.
Dhërmi, kurdoherë që e sheh dhe sa herë që e sheh është magjik.
Është në bukurinë që edhe pasi e ke parë pambarimisht, sërish mos pretendo se e ke sosur shikimin për këtë bukuri që e bëri natyra dhe njerëzia e këtij visi.
Dua ta shoh e, ta shoh, e ta shoh, këtë bukuri të parreshtur, të paezaurueshme të visit tim.
Këtë magji në Dhërmi që dora e dukshme e njeriut dhe ajo e gjithëfuqishmja dhe e padukshme e natyrës, e vendosi në prehrin e ashpër të Akrokerauneve, buzës së Jonit, i cili ka mbetur ” nën këmbë” të bukurisë sonë.
Aq gjatë ka qëndruar deti nën këmbët e visit tonë, sa përjetësisht është bërë hise e madhe e bukurisë së kësaj Toke me emrin Malet e Vetëtimës./ ObserverKult

Lexo edhe:

DHËRMIU FSHATI TURISTIK I RILINDUR PAS VITESH TË TËRA HARRESE E RRËNIMI